Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

​Aktakuzë ndaj tre personave, iu konfiskuan rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe kanabis

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Aktakuzë ndaj tre personave, iu konfiskuan rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe kanabis
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. Të tre të pandehurit gjenden në paraburgim që nga 23 marsi 2026. Kjo prokurori bëri të ditur se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1.8 kilogramë heroinë, kanabis, pesë armë zjarri dhe qindra fishekë. Të pandehurit R.B., A.R. dhe B.(Sh)B. dyshohet se në bashkëkryerje dhe si anëtarë të një grupi, janë marrë me shitjen dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të heroinës në fshatin Gjinoc të Suharekës. “Dy prej të pandehurve akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar pesë armë zjarri, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie dhe një armë automatike, si dhe 549 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu, është kërkuar konfiskimi i përhershëm i dy automjeteve, një Land Rover dhe një Mercedes GLE, telefonave mobilë, pajisjeve elektronike, parave të gatshme, narkotikëve, armëve dhe municionit. Prokuroria ka propozuar që dy automjetet të shiten përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ndërsa të hyrat të kalojnë në buxhetin e Kosovës”, njoftoi Prokuroria Themelore në Prizren.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar