Kronikë
Drejtësia britanike shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së, Bali Hoxha
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bali Hoxha, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Kurorës (Crown Court) në Norwich të Mbretërisë së Bashkuar, pasi është hedhur poshtë akuza për përdhunim që rëndonte ndaj tij.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar është marrë më 16 nëntor 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, procesi gjyqësor mori këtë rrjedhë pasi Prokuroria deklaroi gjatë seancës se nuk kishte prova për të mbështetur pretendimet ndaj Hoxhës. Si rrjedhojë, trupi gjykues urdhëroi mbylljen e çështjes dhe shpalljen e aktvendimit lirues.
Me këtë vendim, të gjitha procedurat ligjore ndaj pjesëtarit të FSK-së janë konsideruar të përfunduara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: