Aktuale
Dënimi i ri në Hagë, vjen reagimi domethënës nga Endrit Thaçi
Reklamë e Sponsorizuar
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thyer heshtjen përmes rrjeteve sociale, pas vendimit të radhës të marrë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj të atit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, Endriti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një thënie domethënëse të ish-liderit kosovar, të thënë fillimisht gjatë vitit 2023, duke dhënë kështu një mesazh simbolik lidhur me zhvillimet e fundit.
"Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër", citohet në mesazhin e shpërndarë nga ai.
Ky reagim publik vjen pak pasi trupi gjykues në Hagë shpalli aktgjykimin e ri ndaj ish-presidentit Thaçi, duke e dënuar atë me një vit e pesë muaj burgim efektiv në çështjen që përfshin vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për tentim-pengim të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: