Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Serbi: Ushtria humb kontrollin e avionit, bie në flakë dhe ndërron jetë piloti

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 12:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Serbi: Ushtria humb kontrollin e avionit, bie në flakë dhe ndërron jetë piloti
Një aksident i rëndë ajror ka tronditur këtë mëngjes ushtrinë serbe, pasi një avion është rrëzuar në zonën tokësore mes Nova dhe Stara Pazovës, duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake nga terreni, bëhet fjalë për një mjet fluturues luftarak të tipit MiG-29, ndërsa shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë ka dalë me një nomim zyrtar, duke konfirmuar se incidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 të mëngjesit. Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu lajmin e hidhur për humbjen e jetës së pilotit Goran Bulajić gjatë kryerjes së detyrës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet e policisë ushtarake janë mobilizuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili do të udhëheqë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rrëzimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar