Sport
Masë disiplinore te KB Peja: Suspendohet Daquan Bracey
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i basketbollit Peja ka ndërmarrë një hap drastik ndaj skuadrës së tij, duke vendosur suspendimin e lojtarit Daquan Bracey për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit verdhezi, të cilët kanë bërë të qarta arsyet që çuan në këtë vendim përmes një njoftimi për publikun.
“KB Peja njofton opinionin publik se ka marrë vendim për suspendimin e lojtarit Daquan Bracey, për shkak të sjelljeve të papranueshme dhe joprofesionale ndaj klubit, bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve, si dhe dëmtimit të imazhit të klubit përmes deklaratave dhe postimeve fyese në rrjetet sociale ndaj tifozëve tanë”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Në përmbyllje të njoftimit, drejtuesit pejanë kanë theksuar se standardet e vendosura në klub janë të panegociueshme: “KB Peja nuk toleron sjellje që cenojnë profesionalizmin, respektin dhe vlerat e klubit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: