Kronikë
ZPS paralajmëron zgjerim të hetimeve pas vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Reklamë e Sponsorizuar
Pas vendimit gjyqësor të dhënë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka bërë të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vijojë me intensitet hetimet dhe procedurat penale për çdo rast që përfshin pengimin e drejtësisë.
Në deklaratën e saj, ajo ka theksuar se institucioni që drejton mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, duke mos toleruar asnjë tentativë për të cënuar apo ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe në mbarëvajtjen e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: