Kronikë
Protestë simbolike para Parlamentit për tragjedinë në Pejë: Institucionet dështuan të mbrojnë Arlindën
Reklamë e Sponsorizuar
Një aktivitet ndërgjegjësues dhe simbolik është mbajtur sot në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku është ekspozuar një portret i shoqëruar nga letra e Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën tragjikisht si viktimë e vrasjes në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Kjo nismë ka për qëllim ngritjen e zërit për llogaridhënie institucionale lidhur me këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e jetëve të qytetarëve duhet të mbetet prioriteti kryesor i çdo shteti.
“Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj. Ne, assesi nuk guxojmë të lejojmë që Arlinda të vdesë”, theksohet qartë në mesazhin e lënë nga një qytetar në vendngjarje.
Në të njëjtin mesazh është vënë inkursi te fakti se përgjegjësia shtetërore për ruajtjen e të drejtave elementare dhe sigurisë fizike të çdo individi duhet të vendoset mbi çdo gjë tjetër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: