Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Scaloni i habit të gjithë: Lionel Messi do të vazhdojë të luajë edhe pas vitit 2030

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 11:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Scaloni i habit të gjithë: Lionel Messi do të vazhdojë të luajë edhe pas vitit 2030
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka ndarë mendimet e tij rreth të ardhmes së largët të kapitenit legjendar, duke hedhur poshtë idenë se ai do t'i japë fund karrierës shpejt, ndërsa ka folur edhe për mundësinë e përfshirjes së tij në stafin teknik për Kupën e Botës 2030. Gjatë një deklarate publike, kreu i stafi teknik i “Albiçelestëve” ka theksuar se është i bindur plotësisht se ylli argjentinas do të vijojë të jetë protagonist në fushën e blertë edhe pas vitit 2030. “Unë vërtet mendoj se Messi do të vazhdojë të luajë futboll edhe pas vitit 2030”, u shpreh trajneri kampion bote. Pavarësisht besimit të patundur se sulmuesi do të mbetet aktiv si lojtar, Scaloni nuk ka përjashtuar një angazhim të mundshëm të tij pranë stafit drejtues në të ardhmen, duke bërë edhe një batutë pas largimit të bashkëpunëtorit të tij, Walter Samuel. “Megjithatë, tani që Walter Samuel po largohet, Messi është i mirëpritur të bëhet pjesë e stafit kurdo që të dëshirojë”, përfundoi Scaloni duke buzëqeshur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar