Aktuale
Detaje nga Haga: Si u përgjuan bisedat mes Hashim Thaçit dhe Bashkim Smakajt për dëshmitarin Bislim Zyrapi
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjyqtari Christopher Gosnell ka bërë të publike detaje nga akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakaj, të cilët dyshohen për tentativë pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
Sipas aktakuzës së prezantuar në sallën e gjyqit, Hashim Thaçi ngarkohet gjithashtu me veprën penale të zbulimit të informacioneve konfidenciale, ndërsa Bashkim Smakaj akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të mosbindjes ndaj urdhërave të gjykatës.
Gjatë shpalosjes së përmbledhjes së vendimit, gjyqtari Gosnell u ndal te një bisedë e zhvilluar mes dy të akuzuarve, ku në qendër të diskutimit ka qenë dëshmitari Bislim Zyrapi.
Duke cituar përgjimet e komunikimit mes tyre, gjyqtari solli në vëmendje fjalët e atribuuara Thaçit: “Mos e përziej, mos e përziej… Çfarë qeverie e përkohshme? Çfarë shërbimi inteligjent, bre?… Komandantët, komandantët”.
Më tej, në të njëjtën bisedë të lexuar nga trupi gjykues, u përmend edhe një pjesë tjetër ku thuhej: “Ata kanë dalë jashtë, ashtu janë edhe letrat. Thuaji mos e ngatërro, o burrë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: