Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Synimi i qartë i Irlandës para duelit me Kosovën: Trajneri kërkon vetëm tri pikë dhe mentalitet fitues

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Synimi i qartë i Irlandës para duelit me Kosovën: Trajneri kërkon vetëm tri pikë dhe mentalitet fitues
Përzgjedhësi i kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrímsson, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të shfaqin të njëjtin karakter dhe qasje psikologjike që patën në sfidën ndaj Austrisë, para takimit të sotëm kundër Kosovës, i cili do të luhet në Dublin duke filluar nga ora 20:45. Gjatë paraqitjes para mediave në vigjilje të kësaj ndeshjeje, tekniku islandez në krye të irlandezëve theksoi rëndësinë e një mentaliteti triumfues, duke nënvizuar se vetëm një sukses në këtë përballje i mban gjallë aspiratat e tyre. “Çështja tani është më shumë për arsye mentaliteti - se na duhet të kemi të njëjtin mentalitet, të njëjtët karaktere në fushë kundër Kosovës.Do të jetë një ndeshje po aq e vështirë sa ishte në Austri, kështu që duhet të transferojmë të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin qëndrim me të cilin shkuam në Austri. Dhe nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të kemi një nënprodukt të mirë, që është një fitore. Është e qartë se duhet ta fitojmë ndeshjen. Një barazim nuk do të na bëjë asgjë. Duhet ta fitojmë ndeshjen dhe ky është mentaliteti ynë”, ka deklaruar Hallgrímsson. Strategu i irlandezëve ka lënë të kuptohet se opsioni i barazimit është i papranueshëm për skuadrën e tij, duke e cilësuar triumfin si misionin e vetëm përballë përfaqësueses dardanë. Kujtojmë se sfida mes Irlandës dhe Kosovës është planifikuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në kryeqytetin irlandez, Dublin, me fërshëllimën e parë të gjyqtarit që i bie në orën 20:45.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar