Aktuale
Detaje nga Haga: Përgjimet zbulojnë bisedën mes Hashim Thaçit dhe Bashkim Smakajt për Bislim Zyrapin
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjyqtari Christopher Gosnell ka bërë të publike detaje nga akuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakaj, të cilët dyshohen se kanë tentuar të pengojnë personat zyrtarë në përmbushjen e detyrave të tyre.
Sipas dokumentit të paraqitur në seancë, ndaj Thaçit rëndon gjithashtu akuza për nxjerrjen e informacioneve konfidenciale, ndërkohë që Smakaj akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale të mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës.
Gjatë prezantimit të përmbledhjes së aktakuzës, gjyqtari Gosnell solli në vëmendje një komunikim të përgjuar mes dy bashkëthemeluesve të UÇK-së, ku në qendër të diskutimit ishte dëshmitari Bislim Zyrapi.
Duke cituar fjalë të përdorura nga ish-kreu i shtetit, gjyqtari u shpreh: “Mos e përziej, mos e përziej... Çfarë qeverie e përkohshme? Çfarë shërbimi inteligjent, bre?... Komandantët, komandantët”.
Në të njëjtën linjë komunikimi, gjykata ka lexuar edhe një fragment tjetër të bisedës së tyre, ku thuhej: “Ata kanë dalë jashtë, ashtu janë edhe letrat. Thuaji mos e ngatërro, o burrë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: