Politikë
Nisin Dhomat e Specializuara: Dëgjohet vendimi për Hashim Thaçin dhe katër të tjerët
Reklamë e Sponsorizuar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur zhvillimi i seancës për shpalljen e vendimit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit. Të apostrofuarit po përballen me akuza që lidhen me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Gjatë kësaj seance, gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell, gjatë shqiptimit të vendimit të tij, ka trajtuar pretendimet e ngritura se Hashim Thaçi dyshohet se ka organizuar tri grupe të ndryshme me qëllim pengimin e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: