Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Të shtëna me armë në një aheng në Skënderaj: Reagon ashpër zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Të shtëna me armë në një aheng në Skënderaj: Reagon ashpër zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me një incident me armë zjarri, në të cilin dyshohet se është përfshirë shefi i kabinetit të Sami Lushtakut. Në reagimin e tij, Mehani u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, përfshirë Policinë dhe sistemin prokurorial, që të zbardhin plotësisht rastin, duke shprehur shqetësimin e thellë për përdorimin e armëve nën efektin e alkoolit. Ai gjithashtu ka vënë në dukje praninë e nënkryetarit dhe disa drejtorëve komunalë në atë ngjarje, teksa ka shtruar pyetjen publike se çfarë mase paraburgimi do të merret ndaj personave të dyshuar. Më poshtë gjendet postimi i plotë i Hysni Mehanit: "Në ato nejat me raki e mish, bëhet njeri trim edhe pa kanë hiç! Pyetja për Policinë e Kosovës dhe sistemin prokurorial; a ma dëm bën lopa që hanë bari në oborr të gjykatës; a shefi i kabinetit të Sami Lushtakut që nën ndikimin e pijeve alkoholike e merr armën e del gjuan kështu pa ja centiratë? Aty paska qenë edhe nënkryetari e disa drejtorë! Është me rëndësi me pa sa po i mbajnë në paraburgim këta!"
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar