Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Në prag të vendimit në Hagë, rikthehet mesazhi i fuqishëm i Hashim Thaçit për kohën e luftës

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në prag të vendimit në Hagë, rikthehet mesazhi i fuqishëm i Hashim Thaçit për kohën e luftës
Në prag të shpalljes së aktgjykimit për çështjen e pengimit të drejtësisë në Hagë, faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi ka ndarë sërish një fotografi simbolike ku ai shfaqet me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky postim shoqërohet me një deklaratë të tij, të artikuluar fillimisht në shkurt të vitit 2020, përmes së cilës ai rikonfirmon krenarinë për kontributin e tij si Drejtor Politik dhe ushtar i kësaj force çlirimtare. Thaçi nënvizon se mbajtja e uniformës së UÇK-së mbetet privilegji më i lartë i jetës së tij. “Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj. Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në mesazhin e përcjellë në profilin e tij. Kujtojmë se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, si momentin kur do të bëhet i ditur aktgjykimi për rastin që lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë ndaj ish-presidentit Thaçi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar