Kronikë
Tragjedi në autostradën Fier-Vlorë: Humb jetën efektivi i policisë, një tjetër i plagosur
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi një aksident fatal ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, në zonën pranë Novoselës.
Si pasojë e përplasjes së fortë mes një automjeti të lehtë dhe një mjeti të tonazhit të rëndë, ka ndërruar jetë në vendngjarje Ermal Lula, një efektiv me detyrë të lartë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Nga ky aksident ka pësuar lëndime edhe një person tjetër, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan në këtë përplasje tragjike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: