Sport
Parandalohet një sulm terrorist në Poloni: Arrestohen tre adoleshentë të lidhur me neonazistët
Reklamë e Sponsorizuar
Agjencia për Sigurinë e Brendshme e Polonisë (ABW) ka vënë në pranga tre të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç, nën dyshimet për planifikimin e një sulmi terrorist dhe për bashkëpunim me një grupim ndërkombëtar të orientimit neonazist.
Lajmin e ka bërë publik ministri përgjegjës për shërbimet speciale, Tomasz Szymoniak, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X.
Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet, vëmendja kryesore e hetimit është fokusuar te dy 17-vjeçarët. Ata dyshohet se kanë shfrytëzuar platformat e komunikimit në internet për të shkëmbyer udhëzime mbi ndërtimin e armëve të zjarrit artizanale, mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe lëndëve piroteknike, me qëllim realizimin e një sulmi të dhunshëm.
Gjatë operacionit të bastisjes në një objekt të përdorur nga njëri prej të dyshuarve, efektivët e ABW-së kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancash kimike, të cilat mund të përdoreshin për prodhimin e eksplozivëve.
Ky operacion ndodh në një periudhë tensioni të lartë për sigurinë kombëtare në Poloni, pas incidentit të rëndë në sheshin kryesor të Krakovit, ku një person i armatosur la të vdekur gjashtë persona. Ndërsa qeveria ka hedhur dyshime mbi ndikimin e ideologjisë së ekstremit të djathtë në atë ngjarje, opozita nacionaliste ka hedhur poshtë çdo implikim të mundshëm.
Në përfundim të procedurave ligjore, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për dy 17-vjeçarët, ndërsa 16-vjeçari është transferuar në një institucion korrektues për të mitur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: