Sport
Kreu i futbollit francez sfidon Gianni Infantinon për presidencën e FIFA-s
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të jetë kandidat përballë Gianni Infantinos në zgjedhjet për president të FIFA-s, të cilat do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.
Kandidatura e Diallos ka marrë mbështetjen unanime të përfaqësuesve të federatave evropiane në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe në Këshillin e FIFA-s, përcjell Bota sot.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Infantino po përballet me kritika për drejtimin e FIFA-s, veçanërisht pas planit të tij të dështuar për përfshirjen e investitorëve privatë në një strukturë të re tregtare të lidhur me kompeticionet e futbollit.
Diallo e ka pranuar ftesën për të kandiduar, ndërsa kandidatura e tij pritet të ratifikohet zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: