Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 16:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka kërkuar përparim në Reformën Zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Tarran është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, me të cilët ka diskutuar hapat që duhet të ndërmerren për vijimin e procesit. Në fokus të takimit ka qenë zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndërsa ambasadori ka vënë theksin te rëndësia e arritjes së rezultateve përpara përfundimit të mandatit të Komisionit, më 30 nëntor. Sipas OSBE-së, përmbushja e këtyre rekomandimeve duhet të bëhet në kohën e duhur, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe ndërpartiak. Ambasadori Tarran ka theksuar se përparimi në reformën zgjedhore është thelbësor për rritjen e besimit të publikut te proceset zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Ndërkohë nesër do të tentohet sërish një mbledhje e Komisionit të Reformës, ku do të shihet nëse do të ketë një dakordësi mes palëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar