Aktuale
Vinicius: Nuk u përgatita siç duhej pas Botërorit
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka folur për arsyet që ndikuan në fillimin jo të mirë të sezonit, duke pranuar se përgatitjet e tij pas Kupës së Botës nuk ishin në nivelin e duhur.
Në një konferencë për media, braziliani ka pranuar se eliminimi nga ky kompeticion ishte një goditje e rëndë, e cila ndikoi edhe në periudhën e pushimit dhe përgatitjeve për sezonin e ri.
“Nuk mendoj se u përgatita aq mirë sa mund të isha përgatitur pas Kupës së Botës. Eliminimi ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë brazilianët”, ka deklaruar Vinicius.
Ai ka treguar se gjatë pushimeve kishte zgjedhur të shkëputej nga futbolli dhe të kalonte më shumë kohë me familjen, duke lënë anash një pjesë të përgatitjeve fizike.
“E shfrytëzova kohën për të pushuar, për t’u shkëputur nga gjithçka dhe për të kaluar më shumë kohë me familjen. Në fund, u stërvita më pak se në vitet e kaluara. Edhe zërat rreth së ardhmes sime ndikuan në punën time”, ka shtuar braziliani.
Vinicius nuk ka arritur ende të tregojë formën që e karakterizoi në sezonet e fundit me fanellën e Real Madridit, ndërsa pranon se disa faktorë kanë ndikuar në paraqitjet e tij gjatë kësaj periudhe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: