Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Përplasja mes aktivisteve serbe për këngën kundër Kosovës në Bruksel, Kandiq: Brohoritjet na çuan te bombardimet dhe varrezat masive

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja mes aktivisteve serbe për këngën kundër Kosovës në Bruksel, Kandiq: Brohoritjet na çuan te bombardimet dhe varrezat masive
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është përplasur publikisht me aktivisten e shoqërisë civile në Beograd, Bojana Selakoviq, pas skandalit në Bruksel, ku gjatë një koncerti në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian u interpretua melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Kandiq e ka cilësuar të turpshme atë që ndodhi, duke ngritur edhe çështjen e mungesës së reagimit nga përfaqësuesit e shoqërisë civile serbe që ishin të pranishëm në këtë aktivitet. Ajo ka pyetur nëse ndonjëri prej aktivistëve serbë kishte kërkuar ndërprerjen e këngës gjatë interpretimit të saj. "Србадија кличе цела: ,,Не дамо те Косово!”, то је наше увек било, од старина остало..." Klicanje nas je dovelo do bombardovanja, masovnih grobnica... Paneli sa ovom pesmom neće nas približiti susedima i žrtvama. Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Bojana Selakoviq, e cila ka pranuar se ishte e pranishme në forum, por se nuk kishte reaguar. “Ndër aktivistët e shoqërisë civile nga Serbia, e pranishme isha unë dhe nuk pata asnjë reagim. Është e drejtë e shqiptarëve të Kosovës që kjo këngë të mos u pëlqejë dhe të reagojnë, por çfarë lidhje ka kjo me mua apo me dikë tjetër nga Serbia?”, ka shkruar Selakoviq. Ajo ka shkuar edhe më tej, duke thënë se nuk sheh asnjë problem me tekstin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”, interpretimi i së cilës shkaktoi reagime. Sipas saj, teksti i këngës është vetëm simbolik dhe nuk përmban thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrim etnik. “Unë nuk kam ndonjë qëndrim ndaj kësaj kënge, siç kanë serbët e Kosovës, por nuk shoh asnjë problem me tekstin e saj, i cili është vetëm simbolik. Fakti që e këndojnë nacionalistët apo njerëz të tjerë me të cilët nuk kam asgjë të përbashkët, nuk do të thotë se kënga është nacionaliste”, ka deklaruar ajo. Selakoviq, ndër të tjera, ka kritikuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke i akuzuar se kanë heshtur për çështje të tjera, përfshirë reagimet ndaj aktgjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë. Këto deklarata kanë nxitur një kundërpërgjigje të Kandiqit, e cila ka sjellë pjesë konkrete nga teksti i këngës, duke kundërshtuar pretendimin se bëhet fjalë vetëm për një simbolikë të padëmshme. “Gjithë serbëria brohoret: ‘Nuk të japim, Kosovë!’. Ajo ka qenë gjithmonë e jona, trashëguar që nga të parët... Brohoritjet na çuan te bombardimet, varrezat masive...”,ka shkruar Kandiq. Ajo ka theksuar se aktivitete të tilla nuk ndihmojnë në afrimin e popujve dhe as në procesin e pajtimit. “Panelet me këtë këngë nuk do të na afrojnë me fqinjët dhe viktimat”, ka shtuar aktivistja serbe. Por, Selakoviq ka vazhduar të mbrojë qëndrimin e saj, duke kundërshtuar kërkesat që përfaqësuesit nga Serbia të reagojnë apo të kërkojnë falje për incidentin. “As nuk do të na afrojnë këmbënguljet që, në çdo situatë, madje edhe në një situatë të tillë, për të cilën askush nga Serbia nuk mban absolutisht përgjegjësi, të insistoni që ne të kërkojmë falje dhe të protestojmë”, ka shkruar ajo. Në kundërpërgjigjen e fundit, Kandiq ka përdorur ironi ndaj qëndrimit të Selakoviqit, duke shkruar: “Natyrisht, Bojana, askush nga Serbia nuk duhet të kërkojë falje dhe të protestojë... Mjaft më me këtë këmbënguljen time”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar