Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Incidenti me këngën nacionaliste në Bruksel, Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është domosdoshmëri

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incidenti me këngën nacionaliste në Bruksel, Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është domosdoshmëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në punimet e Forumit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, ka reaguar ashpër ndaj provokimit me muzikë nacionaliste serbe kundër Kosovës. Duke folur në këtë aktivitet ndërkombëtar, kreu i ekzekutivit shqiptar e nisi fjalën e tij duke trajtuar këtë ngjarje, teksa theksoi se një sjellje e tillë nuk duhet të kalojë në heshtje. "Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë", u shpreh Rama gjatë fjalimit të tij. Ndërkohë, ai shtoi se pavarësisht vetëdijes për rëndësinë që ka mbajtja e Serbisë në binarët evropianë për hir të fqinjësisë së mirë, nuk duhet t'i jepet hapësirë fantazizmit dhe konflikteve që i përkasin mesjetës. "Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje", përfundoi kryeministri Edi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar