Politikë
Zgjerimi i partneritetit ndërkombëtar: Qeveria miraton pesë nisma ligjore për drejtësinë me Hagën dhe Francën
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ekzekutivi kosovar ka dhënë dritën jeshile për pesë projektligje të reja, të cilat synojnë ngritjen e efikasitetit në sundimin e ligjit dhe avancimin e partneritetit juridik ndërkombëtar. Paketa përfshin ratifikimin e tri konventave ndërkombëtare të Hagës dhe dy marrëveshjeve dypalëshe me shtetin francez.
Sipas sqarimeve të dhëna nga ministrja, këto akte ligjore janë hartuar me qëllim të thjeshtimit të procedurave për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave, si dhe për të ngritur kapacitetet hetimore dhe ndjekjen penale të veprave të rënda kriminale.
Gjatë mbledhjes së 11-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan zyrtarisht pesë projektligjet përkatëse që synojnë fushën civile dhe penale, të ndara si më poshtë:
■ Projektligji për ratifikimin e Konventës së Hagës mbi Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (vitit 2005).
■ Projektligji për ratifikimin e Konventës Ljublanë-Hagë, e cila fokusohet te bashkëpunimi ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ndërkombëtare.
■ Projektligji për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (vitit 2019).
■ Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
■ Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Francës.
Këto instrumente juridike ndërkombëtare shihen si një mundësi kyçe për të ngritur standardet e drejtësisë në vend, duke krijuar ura më të forta bashkëpunimi me partnerët perëndimorë dhe duke rritur efikasitetin në luftën kundër kriminalitetit të organizuar e krimeve të rënda.
Duke theksuar rëndësinë e këtyre vendimeve, kryesuesja e dikasterit të drejtësisë ka vënë inë pah se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara ndaj shtetit të së drejtës, duke përsëritur se parimi i drejtësisë nuk njeh kufij territorialë kur bëhet fjalë për luftimin e pandëshkueshmërisë dhe garantimin e zbatimit të ligjit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: