Politikë
Progresi drejt BE-së, Hoxha: Vlerësimi i Brukselit është nxitje për reforma të mëtejshme
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përcjellë një mesazh zyrtar përmes rrjeteve sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Bruksel, në kuadër të Forumit të Zgjerimit 2026.
Gjatë reagimit të tij, kreu i diplomacisë shqiptare i është referuar fjalës hapëse të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka vënë theksin te hapat e sigurt dhe zhvillimet pozitive që po shënon vendi ynë.
Sipas Hoxhës, ky vlerësim pozitiv, i cili gjen hapësirë edhe në Raportin e Progresit 2026, dëshmon qartë ritmin e vendosur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, duke u shndërruar njëherësh në një thirrje për angazhim dhe llogaridhënie në thellimin e reformave.
“Për dekada, anëtarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët”, ka deklaruar ministri Hoxha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: