Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Paraqitje fantastike e Ilir Krasniqit në Ligën e Kombeve, shkëlqen në statistikat mbrojtëse evropiane

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 10:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitje fantastike e Ilir Krasniqit në Ligën e Kombeve, shkëlqen në statistikat mbrojtëse evropiane
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, po vazhdon të dëshmojë formë të lartë në edicionin e tanishëm të UEFA Nations League, duke u pozicionuar në mesin e lojtarëve më të mirë të këtij kompeticioni në fazën defensive. Sipas të dhënave zyrtare, Krasniqi ka realizuar gjithsej 19 ndërhyrje të sakta (Tackles), një arritje kjo që e radhit atë mes futbollistëve më efikasë në këtë aspekt, krah për krah me mesfushorin e kombëtares së Turqisë, Ismail Yuksek. Futbollisti dardan ka regjistruar gjithashtu shifra mbresëlënëse në kategorinë e rikuperimit të topave (Ball Recovered). Me 43 topa të fituar, ai renditet menjëherë pas lojtarit bjellorus Volkov, i cili mban kryesimin në këtë statistikë me 47 topa të rikuperuar. Këto tregues flasin qartë për peshën e madhe që ka Krasniqi në prapavijë dhe kontributin e tij vendimtar për paraqitjet e Përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar