Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Alarmohet Juventusi: Edon Zhegrova pëson lëndim dhe largohet nga Kombëtarja e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Alarmohet Juventusi: Edon Zhegrova pëson lëndim dhe largohet nga Kombëtarja e Kosovës
Edon Zhegrova është detyruar të braktisë grumbullimin me Përfaqësuesen e Kosovës pasi ka pësuar një lëndim fizik, duke humbur kështu mundësinë për të kontribuar në sfidën e ardhshme kundër Irlandës. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media, ku theksohet se anësori është liruar nga grupi për shkak të problemeve shëndetësore që ia pamundësojnë paraqitjen në këtë ndeshje. “Zhegrova është përjashtuar për shkak të një dëmtimi që e pengon atë të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Irlandës”, thuhet në deklaratën e shtëpisë së futbollit kosovar. Sipas gazetës italiane Tuttosport, ky zhvillim ka ngritur shqetësim në radhët e Juventusit. Futbollisti pritet të paraqitet në qendrën stërvitore Continassa, ku mjekët e klubit do të kryejnë ekzaminimet e duhura për të përcaktuar gjendjen e tij fizike për sfidat e ardhshme. Mediat në Itali rikujtojnë se Zhegrova ishte pjesë e formacionit titullar në sfidën e fundit të Kosovës kundër Izraelit, por u largua nga fusha në minutat e fundit të takimit. Deri më tani, detajet mbi shkallën e lëmtimit dhe periudhën e saktë të mungesës mbeten ende të paqarta. Kjo situatë përbën një tjetër brengë për trajnerin Luciano Spalletti, i cili kohët e fundit po përballet me sfida të njëpasnjëshme për shkak të dëmtimeve të shumta në organikën e Juventusit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar