Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Akti në Forumin e BE-së nxit reagime: Berisha akuzon Marta Kos për tolerim të provokimeve serbe dhe rikthen hije dyshimi mbi të kaluarën e saj

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 08:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Akti në Forumin e BE-së nxit reagime: Berisha akuzon Marta Kos për tolerim të provokimeve serbe dhe rikthen hije dyshimi mbi të kaluarën e saj
Ish-deputeti Zafir Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtuesve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ndaj komisionares për Zgjerim, Marta Kos, pas interpretimit të një këngë me përmbajtje nacionaliste serbe dhe me pretendime territoriale ndaj Kosovës gjatë zhvillimit të Forumit për Zgjerim të BE-së. Përmes një deklarate publike, Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një skandal të papranueshëm, duke e shpjeguar mosreagimin e Brukselit zyrtar si një 'tolerim të tepruar' ndaj veprimeve të Beogradit. Sipas tij, përbën një standard të dyfishtë faktit që komisionarja Kos nuk mban qëndrim ndaj provokimeve të tilla të hapura, ndërkohë që merr të drejtën të udhëzojë vazhdimisht institucionet e Kosovës për çështje të brendshme. Ai e vlerësoi gjithashtu si mjaft të zbehtë reagimin e diplomacisë kosovare, e cila u mjaftua vetëm me një qëndrim të ambasadorit të saj në Bruksel. Në kritikën e tij, ish-ligjvënësi nuk ka kursyer as klasën politike në Prishtinë. Ai u shpreh se udhëheqësit aktualë po tregojnë naivitet përballë krizave gjeopolitike, duke mos e kuptuar seriozitetin e rreziqeve që mund të sjellin pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit. Më tej, Berisha ka rikthyer në vëmendje edhe hulumtimet e publikuara në Slloveni në lidhje me të kaluarën e zyrtares evropiane. Ai i është referuar pretendimeve të autorit slloven Igor Omerza, të botuara në librin 'Komisarka', ku thuhet se ekzistojnë dokumente të ish-shërbimeve sekrete jugosllave që dëshmojnë për një bashkëpunim të mundshëm të Marta Kos me këto struktura përgjatë viteve ’80, përfshirë edhe periudhën kur ajo punonte për rrjetin Deutsche Welle në Gjermani. Po ashtu, ai përmendi edhe shkrimin e gazetares sllovene 'Reporter' të publikuar në shtator të vitit 2024, sipas të cilit emri i komisionares figuron në regjistrat e ish-UDB-së me numrin e evidencës 0014000—05448. Sipas Berishës, këto të dhëna kërkojnë kujdes dhe rezervë të madhe nga pala kosovare gjatë bashkëpunimit me të. Në përmbyllje të reagimit të tij, Berisha nërmvizoi se Kosova nuk ka nevojë për leksione burokratike nga zyrtarët e Brukselit, por për aleatë të fuqishëm që mbrojnë me vendosmëri të vërtetën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar