Kronikë
Humbje e madhe për Universitetin e Tetovës: Ndahet nga jeta në moshë të re Dr. Maltina Ferati
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti akademik i Universitetit të Tetovës është tronditur thellë nga lajmi për vdekjen e parakohshme të Dr. Maltina Feratit, asistente dhe specialiste e Biokimisë Medicinale në këtë institucion. Ajo ka ndërruar jetë pasojë e një aksidenti tragjik, duke lënë pas një boshllëk të madh te kolegët dhe studentët e saj.
Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, Universiteti i Tetovës ka shprehur solidaritetin e plotë me familjen Ferati, miqtë dhe gjithë të afërmit e të ndjerës në këto momente të rënda për ta.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, ka përkujtuar me respekt figurën e Dr. Feratit, duke vënë theksin te përkushtimi i saj i lartë profesional dhe pasioni për hulumtimet shkencore. Sipas tij, ajo do të mbahet mend si një kolege shembullore dhe një bashkëpunëtore e vyer, e cila dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e jetës akademike të universitetit.
Në mesazhin e tij, rektori Ahmeti ka vlerësuar gjurmët e çmuara që Dr. Maltina Ferati la pas në veprimtarinë arsimore dhe shkencore, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të dhimbshme dhe të papritur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: