Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ëndrra e madhe e Fabian Ruiz: Dua ta mbyll karrierën te ky klub

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ëndrra e madhe e Fabian Ruiz: Dua ta mbyll karrierën te ky klub
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz, ka konfirmuar edhe një herë afinitetin e tij të fortë me skuadrën e Betis Sevilla, duke shprehur hapur synimin për të veshur sërish fanellën e skuadrës që e promovoi në futbollin e madh. Duke folur për të ardhmen e tij para takimit të Ligës së Kombeve ndërprerë mes Spanjës dhe Kroacisë, 30-vjeçari, i cili llogaritet ndër pretendentët për “Topin e Artë” 2026, theksoi se mbetet një mbështetës i flaktë i andaluzianëve. “E kam thënë gjithmonë dhe nuk e fsheh; i ndjek me vëmendje të gjitha ndeshjet e Betis dhe festoj për çdo sukses të tyre. Të gjithë e dinë se jam tifoz i këtij klubi”, u shpreh ai. Më tej, futbollisti shtoi se rikthimi në këtë skuadër mbetet synim për fundin e rrugëtimit të tij sportiv: “Dëshira ime është ta mbyll karrierën atje. Sigurisht, ende nuk ka ardhur koha e duhur, por jam plotësisht i sigurt se kjo do të ndodhë në të ardhmen”. Në fjalën e tij, Fabian Ruiz solli në vëmendje edhe një nga çastet më të paharrueshme gjatë periudhës kur mbrojtur ngjyrat e Betis, triumfin 5-3 në derbin ndaj Sevillas të zhvilluar në janar të vitit 2018. “Kam ruajtur kujtime të jashtëzakonshme nga ajo sfidë. Ishte sukses im i parë në një derbi, ku arrita të shënoj edhe golin tim të parë, dhe mbi të gjitha u luajt në ditën e Epifanisë. Ishte vërtet një përvojë magjike”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar