Kronikë
Tragjedi në autostradën Thumanë-Fushë-Krujë: 65-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes nga automjeti
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti fatal ka ndodhur në afërsi të zonës së Luzit. Viktima, i identifikuar si Paulin Filopati, 65 vjeç nga Mirdita, po tentonte të kalonte rrugën kur është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Mercedes”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore, të cilat kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin 19-vjeçar Floxhen Bardhi. Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: