Kronikë
Gjakovë: Aktakuzë ndaj shtetasit shqiptar për trafikim të drogës, sekuestrohen mbi 4 kg marihuanë
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka zyrtarizuar ngritjen e aktakuzës ndaj të pandehurit me inicialet A.B., i cili është shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Sipas dokumentit akuzues, ngjarja daton më 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë. I dyshuari ngarkohet se mbante dhe transportonte pa autorizim substanca narkotike, psikotrope apo analoge, me qëllim shitjeje ose shpërndarjeje.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, pas operacionit të vëzhgimit të bazuar në informacione operative, ka ndalur të pandehurin në parkingun e restorantit “O…”, ndërsa ai drejtonte automjetin e tij të tipit “Ford Focus”. Gjatë kontrollit të kryer nga hetuesit policorë pas identifikimit të tij, në pjesën e pasme të automjetit u zbuluan dhjetë qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat u konfiskuan menjëherë.
Në bazë të ekspertizës së lëshuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF), është vërtetuar se substanca e sekuestruar e dyshuar si marihuanë kishte një peshë totale prej 4 kilogramësh e 855.9 gramësh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: