Sport
Nga arresti shtëpiak në stadium: Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndiqte ndeshjen e Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është fotografuar në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, duke ngritur pikëpyetje mbi statusin e tij ligjor, pasi ndaj tij ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, më datë 5 nëntor, kishte vendosur masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për Berishën, i cili po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje” ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Mirëpo, pas publikimit të fotografive nga stadiumi në rrjetet sociale, është konfirmuar se masa ndaj tij ka ndryshuar. Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të pandehurit.
Sipas vendimit të Apelit (PN.1DP.nr.1443/26), masa e arrestit shtëpiak, e cila ishte paraparë të zgjaste deri më 29 nëntor 2026, është zëvendësuar me masën e ndalimit për t'iu afruar personit të caktuar (viktimës).
Aktualisht, Gëzim Berisha mbetet i pezulluar nga detyra e tij publike në spitalin e Mitrovicës për shkak të procedurave ligjore që po zhvillohen ndaj tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: