Sport
Drejtimi i PS-së në Tiranë, Ervin Demo pas emërimit: Qytetarët meritojnë standarde më të larta dhe zgjidhje reale
Reklamë e Sponsorizuar
Pas vendimit të marrë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u propozua përkrah Albana Koçiut në krye të strukturave socialiste të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar zyrtarisht Ervin Demo.
Në mesazhin e tij, Demo ka shprehur falenderimet për mbështetjen e kryetarit të forcës politike, Edi Rama, si dhe të anëtarëve të Asamblesë, ndërsa ka përmendur gjithashtu kontributin e dhënë nga socialistët ndër vite.
Sipas tij, angazhimi i ardhshëm politik do të orientohet drejt përgjegjësisë personale, bashkëpunimit grupor dhe dialogut të hapur me banorët, duke vënë theksin te përmirësimi i shërbimeve, siguria në institucionet arsimore dhe adresimi i çështjeve të përditshme.
“Faleminderit kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për besimin që na dhanë sot mua dhe Albana Koçiut për të drejtuar së bashku Partinë Socialiste në Bashkinë e Tiranës.
Mirënjohje për çdo socialist e socialiste për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite.Së bashku me Albanën, me skuadrën e deputetëve të Bashkisë së Tiranës dhe me të gjitha strukturat tona, do të angazhohemi për organizimin dhe forcimin e Partisë Socialiste në çdo lagje, njësi administrative e fshat të Tiranës.
Një organizim që mbështetet te puna në ekip, përgjegjësia individuale, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe ndjekja konkrete e problemeve të tyre.
Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh: shërbime publike më të mira, shkolla të sigurta për fëmijët, institucione që përgjigjen dhe zgjidhje për shqetësimet e përditshme.Për mua, këtu matet edhe puna politike: sa pranë njerëzve jemi, sa i njohim problemet e tyre dhe sa këmbëngulim për t’i zgjidhur.
Duhet të dëgjojmë edhe kur kritika është e fortë, të pranojmë atë që nuk funksionon dhe të punojmë për ta përmirësuar.
Së bashku me deputetët, drejtuesit e strukturave dhe çdo anëtar të Partisë Socialiste, do të ndërtojmë një mënyrë pune ku secili ka përgjegjësi të qarta, ku prania në terren është e përditshme dhe ku çdo shqetësim i qytetarëve ndiqet deri në zgjidhje.
Përgjegjësia jonë është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike.Besimin që morëm sot do ta kthejmë në organizim, punë konkrete dhe rezultate për Tiranën!”, ka shkruar Demo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: