Ekonomi
Manchester United blindon supertalentin anglez ende pa zbritur në fushë Mauricio Pochettino
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester United ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit të ri, Tyler Adjei. Drejtuesit e klubit anglez pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen totale me lojtarin gjatë javës së ardhshme.
Edhe pse vetëm 16 vjeç, sulmuesi shihet si një investim afatgjatë për të ardhmen e klubit. Në fazën e parë të karrierës së tij në Old Trafford, ai do të jetë pjesë e skuadrës së moshave U-18 për të vazhduar rritjen e tij profesionale.
Ky përforcim i ri vjen në një moment kalimtar për klubin, vetëm një ditë para emërimit zyrtar të Mauricio Pochettinos në krye të stafit teknik, pas largimit të Michael Carrick.
Tekniku argjentinas pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës sapo të përmbyllë angazhimet e tij aktuale në krye të kombëtareve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: