Sport
Nis përballja vendimtare Kosovë-Izrael në “Fadil Vokrri”
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka zbritur në fushën e blertë për t'u matur me Izraelin, në kuadër të sfidave për Grupin B3 të Ligës B në Ligën e Kombeve.
Spektakli futbollistik po luhet nën atmosferën e zjarrtë të stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku Përfaqësuesja jonë kërkon rezultat pozitiv.
Ndërkohë, kalendari i këtij grupi për mbrëmjen e sotme sjell edhe përballjen paralele mes Austrisë dhe Republikës së Irlandës.
Llogaritë në tabelë para këtij takimi e shohin Austrinë në krye me tetë pikë. Kosova pozicionohet e dyta me pesë pikë, e ndjekur nga Irlanda me po aq pikë në vendin e tretë, ndërsa izraelitët mbyllin renditjen në fund të tabelës me vetëm dy pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: