Aktuale
Fjalor rrugaçëror dhe akuza të ndërsjella: Përplasja verbale kalon në fyerje personale mes Nichit dhe Antonetës
Reklamë e Sponsorizuar
Klima në shtëpi është tensionuar ndjeshëm pas një konflikti të hapur verbal mes Nichit dhe Antonetës, situatë kjo që ka degeneruar shpejt në shkëmbimin e fyerjeve dhe etiketimeve fyese mes tyre.
Mospajtimet nisën kur tensionet arritën kulmin dhe Nichi u drejtua nga Antoneta me një sërë fjalësh të rënda, duke e akuzuar për prapaskena ndaj tij. "Po munohet me m’qit keq… Jeni munu me qit keq, nuk keni mujt. Shuj, çikë e keqe. Shuj, stilashkë", u shpreh ai gjatë debatit të ashpër.
Reagimi i Antonetës nuk vonoi, e cila iu kundërpërgjigj menjëherë me të njëjtën monedhë, duke mos kursyer as ajo epitetet poshtëruese. "Mos ma ngri mua zërin. O surrat patate. Frikacak, o pulë", ia ktheu ajo, duke e çuar përplasjen në një nivel edhe më të lartë tensioni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: