Sport
Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, xhudisti kosovar siguron çerekfinalen e Grand Prix 2026
Reklamë e Sponsorizuar
Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova, ka vijuar me paraqitje fantastike në turneun ndërkombëtar Grand Prix Zagreb 2026, duke siguruar biletën për në fazën çerekfinale.
Gjatë rrugëtimit të tij deri këtu, Gjakova ka shfaqur një formë të shkëlqyer fizike dhe teknike. Në rrethin e parë, ai triumfoi në mënyrë spektakolare me Ippon ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu.
Forma e lartë e tij u konfirmua edhe në duelmine e dytë, ku arriti të mposhtë ukrainasin Serhii Nebotov përmes pikëve, duke regjistruar 1 Wazaari dhe 1 Yuko.
Ndërkohë, në sfidën e tretë, sportisti nga Kosova shënoi një tjetër fitore bindëse me Ippon, kësaj radhe ndaj përfaqësuesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Karim Abdulaev.
Tanimë, në luftën për një vend në gjysmëfinale, Akil Gjakova do të përballet me xhudistin francez, Nathan Cadignan.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: