Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kontrasti në drejtësi: Të dyshuarit për dhunë në familje lirohen, ndalohet bariu të cilit i iku lopa

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 11:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kontrasti në drejtësi: Të dyshuarit për dhunë në familje lirohen, ndalohet bariu të cilit i iku lopa
Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, ku dy prej personave të dyshuar janë lënë të lirë për të vazhduar në procedurë të rregullt. Prokurori kujdestar për këtë rajon, Blerim Igrishta, ka vendosur të mos lëshojë masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj këtyre dy të dyshuarve, pavarësisht faktit se njëri prej tyre akuzohet për ushtrim dhune ndaj vajzës së tij të mitur, ndërsa tjetri për dhunë ndaj motrës po ashtu të mitur. Megjithatë, i njëjti prokuror ka ndjekur një qasje krejtësisht ndryshe në një rast tjetër të pazakontë që nuk kishte të bënte me dhunën, por me një kafshë shtëpiake. Me urdhër të prokurorit Igrishta, një bari nga fshati Hajvali është dërguar në ndalim prej 48 orësh, pasi lopa e tij kishte hyrë brenda oborrit të Gjykatës në Graçanicë. Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në rajonin e Pejës, ku një tjetër prokuror ka vendosur të lirojë në procedurë të rregullt një person të dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj vajzës së tij. Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë, ky incident është paraqitur më 13 nëntor 2026, ku i dyshuari, pas përfundimit të procedurave të intervistimit, është liruar me vendim të prokurorit kompetent.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar