Aktuale
Rritet interesi në Gjermani: Brajan Gruda në shënjestrën e gjigantëve të Bundesligës
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitjet e shkëlqyera të mesfushorit të Brightonit, Brajan Gruda, i cili aktualisht luan i huazuar te RB Leipzig, kanë vënë në lëvizje dy nga skuadrat më të rëndësishme të elitës gjermane, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.
Sipas informacioneve nga mediat britanike, drejtuesit e të dyja klubeve gjermane po e ndjekin hap pas hapi formën e 22-vjeçarit, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij përgjatë këtij edicioni futbollistik.
Nën fanellën e Leipzigut, Gruda ka arritur të lërë shenjë duke realizuar dy gola dhe duke dhuruar pesë asistime, shifra këto që kanë rritur ndjeshëm kërkesat për shërbimet e tij në tregun e transferimeve.
Emri i tij mori dhenë mbrëmë në Beograd, ku talenti i lindur në Shqipëri shënoi një eurogol nga distanca prej 17 metrash për kombëtaren e Gjermanisë, në triumfin 3:1 kundër Serbisë.
Pavarësisht hovit të marrë nga Bayerni dhe Leverkuseni, RB Leipzig ruan avantazhin për ta siguruar kartonin e tij në fund të sezonit, falë një detyrimi të kushtëzuar blerjeje prej 25 milionë funtesh që pritet të aktivizohet.
Në këtë mënyrë, pavarësisht garës së fortë nga konkurrentët e Bundesligës, klubi aktual i lojtarit mbetet në pozita komode për të blinduar përfundimisht të ardhmen e talentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: