Sport
Nga qelia e Fierit, Erion Veliaj i dërgon Asamblesë fjalimin e papambajtur: PS ka nevojë urgjente për mocion mosbesimi ndaj Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Nëpërmjet një mesazhi telefonik të dërguar nga Institucioni i Ekzekutimit të Veprimeve Penale në Fier, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kontaktuar anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai u ka përcjellë atyre fjalimin e plotë që synonte të mbante, ku bën thirrje për një debat të hapur mbi gjendjen e brendshme të forcës politike, llogaridhënien e Edi Ramës dhe vënien në lëvizje të mekanizmave statutorë për mocionin e mosbesimit ndaj kryetarit.
Fjalimi, i pagëzuar me motoja “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, përmban një analizë të ashpër të trajektores drejtuese të socialistëve. Veliaj krahason traditën e dikurshme të debatit të lirë, solidaritetit dhe meritokracisë me realitetin e tanishëm, të cilin e cilëson si një sistem vendimmarrjeje të centralizuar dhe klientelist, ku strukturat kolegjiale janë zbehur dhe zërat kritikë janë margjinalizuar.
Duke sjellë në vëmendje nisjen e rrugëtimit të tij, ai thekson: “Kur iu bashkova Partisë Socialiste 17 vjet më parë, ishim partia e shpresës. Sot jemi bërë parti e fshehjes, drojës dhe tutjes.”
Kryebashkiaku i Tiranës ngre shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si përzgjidhen ministrat dhe kandidatët për deputetë, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e Kryesisë, Asamblesë dhe autonominë e Grupit Parlamentar. Sipas tij, funksionet kushtetuese të kryeministrit nuk mund të përdoren si mburojë për të shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë politike ndaj partisë që i ka besuar qeverisjen e vendit.
Në të njëjtin dokument, Veliaj përmend ndërhyrjet e kryeministrit në qeverisjen vendore dhe ato që i cilëson si përpjekje për ta eliminuar politikisht. Ai rikujton shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave — vendim që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese — si dhe pretendimet se pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, Ministri i Drejtësisë i ka përcjellë mesazhe kërcënuese në emër të Edi Ramës, duke i kërkuar dorëheqjen nga mandati në këmbim të lehtësimit të pozitës së tij penale dhe kushteve të paraburgimit. Për këto akuza, ai kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar me transparencë totale për opinionin publik.
Në konkluzion të fjalimit të tij, Veliaj ia adreson Edi Ramës faturën e plotë politike për modelin aktual të menaxhimit të PS-së, duke nënvizuar se një reformim i vërtetë është i pamundur pa ndryshuar këtë strukturë drejtimi dhe vetë drejtuesin që e ka projektuar atë.
Ai i bën thirrje Asamblesë Kombëtare që të shqyrtojë në rrugë zyrtare përgjegjësinë politike të kryeministrit dhe të nisë procedurat statutore për mocionin e mosbesimit, përmes një ballafaqimi të ndershëm dhe vendimmarrjeje bazuar në normat e brendshme të partisë.
Veliaj e përmbyll fjalimin e tij me një mesazh për natyrën e pushtetit dhe institucioneve: “Prova e vërtetë e një drejtuesi nuk është sa gjatë arrin ta mbajë pushtetin, por çfarë institucionesh lë pas, për shtetin dhe njerëzit e tij.”
PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ Të dashura shoqe dhe shokë, Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Sot ju drejtohem në rrethana që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë në rrugëtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyrës sime, larg rrugëve të Tiranës, larg qytetarëve që më kanë besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialistëve me të cilët kam ndarë për vite të tëra punën, përpjekjet, fitoret dhe vështirësitë. Por nuk jam larg përgjegjësive të mia. Nuk jam larg bindjeve të mia dhe nuk jam larg Partisë Socialiste. Sot nuk dua t’ju flas vetëm për atë që më ka ndodhur mua, por edhe për atë që besoj se po i ndodh Partisë Socialiste dhe vendit tonë. Sepse këta 21 muaj më kanë dhënë kohë të mendoj jo vetëm për fatin tim personal, por edhe për përgjegjësitë që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi ndaj qytetarëve.
I. RRUGËTIMI IM ME SOCI
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: