Kronikë
Tentoi të grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, por pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se “po bënte shaka”
Reklamë e Sponsorizuar
Një tentativë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, kur një person i maskuar është paraqitur në një pikë të derivateve dhe, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punonjësve që ndodheshin në vendin e punës.
Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur të marrë para. Pas kësaj, ai ka hequr maskën dhe u ka thënë punonjësve se “ka bërë shaka”, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, pas një kohe i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ai është konfiskuar një thikë, që dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: