Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH-it?/ Konomi: Agasi e kishte vënë nën kontroll emocionalisht dhe psikologjikisht

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH-it?/ Konomi: Agasi e kishte vënë nën kontroll emocionalisht dhe psikologjikisht
Arjan Konomi ka ngritur dyshime lidhur me raportin mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. I ftuar në emisionin “Black Box” në Ora News, Konomi bëri një analizë të marrëdhënies mes tyre, duke u ndalur te mënyra se si Hyseni u emërua fillimisht këshilltare në Kryeministri dhe më pas në krye të SHISH-it. Sipas Konomit, Hyseni u largua nga detyra që mbante në Kosovë pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, ndërsa emërimi i saj në Shqipëri, sipas tij, mund të ketë pasur lidhje me mbështetjen e figurave të PDK-së së Hashim Thaçit. Analisti deklaroi se dyshon që pikërisht gjatë periudhës kur Hyseni ishte këshilltare në Kryeministri, Ergys Agasi e ka njohur dhe afruar atë. Ai hodhi më tej dyshime se Agasi mund të ketë ndikuar në emërimin e saj në krye të SHISH-it, me synimin për të pasur kontroll mbi institucionin. Konomi theksoi se mesazhet e dashurisë të bëra publike deri më tani nuk përbëjnë, sipas tij, thelbin e çështjes, duke shprehur bindjen se mund të ketë indicie të tjera më domethënëse për raportin mes tyre. “Dyshoj që aty Ergys Agasi e ka piketuar, e ka njohur, e ka joshur. Nuk mendoj se ka qenë një dashuri apo një lidhje që doli kur kjo ishte në institucion”,u shpreh Konomi. Ai shtoi se, sipas dyshimeve të tij, Agasi e kishte zotëruar Hysenin jo vetëm emocionalisht, por edhe psikologjikisht dhe mendërisht, duke pretenduar se më pas kishte kërkuar vendosjen e saj në krye të SHISH-it për të pasur institucionin nën kontroll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar