Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën
Kombëtarja e Portugalisë do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes kundër Danimarkës, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke veshur fanella me numrin shtatë, të cilin ylli portugez e ka mbajtur për shumë vite. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Portugalisë që nga momenti kur Ronaldo njoftoi largimin nga përfaqësuesja. Në shenjë respekti për ish-kapitenin, të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit do të dalin në fushë me fanella me numrin shtatë. Vendimi është marrë bashkërisht dhe është mbështetur edhe nga kapitenët aktualë të përfaqësueses, përfshirë Bernardo Silvën, Joao Cancelon, Ruben Diasin dhe Bruno Fernandesin. Portugalia do të përballet me Danimarkën të shtunën, nga ora 20:45, në stadiumin e Bragës. Përfaqësueses portugeze i mjafton një pikë në këtë takim për ta siguruar vendin e parë në grupin A4 të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar