Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për ndihmë në vrasje

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për ndihmë në vrasje
I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar u dorëzua te njësitë përkatëse të Policisë në Prishtinë për vazhdimin e procedurave ligjore. Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Italia të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes. Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 13 nëntor 2026, ndërsa pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë për procedura të mëtejshme ligjore. Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve dhe luftimin e aktiviteteve kriminale. “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale”,thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar