Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Stuhia godet rajonin e Prizrenit: Evakuohet shkolla 'Xhevat Berisha', dëme të shumta materiale

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 20:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Stuhia godet rajonin e Prizrenit: Evakuohet shkolla 'Xhevat Berisha', dëme të shumta materiale
Erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Prizrenit, Rahovecit dhe Suharekës që nga mbrëmja e 12 nëntorit, kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme infrastrukturore dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Në Prizren, pasojat më të rënda janë vërejtur në shkollën fillore 'Xhevat Berisha' në lagjen e Trimave, ku stuhia ka dëmtuar kulmin e objektit. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për sigurinë e nxënësve, drejtoria e shkollës ka ndërmarrë masa urgjente. “Kemi marrë vendim sipas planit emergjent për evakuimin e nxënësve, me njoftimin e prindërve. Evakuimi është bërë në orën 11:00, ndërsa për gjendjen e krijuar janë njoftuar KDSH-ja dhe Drejtoria e Arsimit”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Mimoza Duraj. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit janë angazhuar në terren për të menaxhuar situatën. Sead Arifi, drejtor i Emergjencave në Prizren, bëri të ditur se përveç shkollës, dëme janë regjistruar edhe në një shtëpi private në Billushë, si dhe në objekte të tjera dhe infrastrukturën elektrike. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Flamur Hoti, njoftoi se ekipet kanë intervenuar në disa lokacione për të larguar rrënojat dhe shtyllat e rrezikuara. “Kemi intervenuar në fshatin Billushë dhe te shkolla ‘Xhevat Berisha’. Deri më tani kemi rreth 13 shtylla elektrike të drurit të rrëzuara”, theksoi Hoti. Raportime për dëme materiale kanë ardhur edhe nga lagjja Arbana, si dhe nga fshatrat Nashec, Billushë dhe Kobaj. Si pasojë e dëmtimit të rrjetit, shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike. Nga ana tjetër, KEDS-i ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë me kapacitete maksimale për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e rrymës. Situatë e ngjashme e ndikuar nga moti i lig është raportuar edhe në komunat e Rahovecit dhe Suharekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar