Sport
Nata e madhe në Beograd: Brajan Gruda nga minuta e parë kundër Serbisë
Reklamë e Sponsorizuar
Sonte, sytë e opinionit sportiv janë drejtuar nga stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd, ku përfaqësuesja e Serbisë pret Gjermaninë në një sfidë të zjarrtë. Takimi, i cili fillon në orën 20:45, është pjesë e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar futbollistit me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda. Ai është konfirmuar si pjesë e formacionit startues të Gjermanisë, duke e nisur këtë përballje delikate që nga minuta e parë në kryeqytetin serb.
Formacionet zyrtare për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Serbia: V. Milinkoviq-Saviq, Gudelj, Milenkoviq, Babiq, Nedelkoviq, S. Milinkoviq-Saviq, Xhodiq, Sukaçev, Samarxhiq, Tadiç dhe Cvetkoviq.
Gjermania: Ter Stegen, Treu, Thiaw, Tah, Mittelstadt, Kimmich, Pavlloviq, Wirtz, Gruda, Havertz dhe Scherhant.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: