Sport
Kosova U21 intensifikon përgatitjet para sfidës me Luksemburgun
Reklamë e Sponsorizuar
Ekipi kombëtar i Kosovës për grupmoshën U21 ka vijuar me intensitet të lartë procesin stërvitor, në prag të ndeshjes miqësore që do ta zhvillojë përballë përfaqësueses së Luksemburgut.
Nën urdhrat e stafit teknik, “Dardanët” e rinj kanë realizuar të premten seancën e dytë stërvitore në ambientet e Kampit Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Futbollistët kanë shfaqur përkushtim të plotë gjatë ushtrimeve, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet tejet pozitive dhe motivuese për sfidën e radhës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: