Politikë
Hykmete Bajrami “përball” Kurtin me premtimet e vjetra për energjinë: Kosova s’po ‘fle’ më mbi qymyr
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje premtimet e dikurshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili dikur deklaronte se Kosova, falë rezervave të mëdha të qymyrit, do të arrinte të siguronte çmime dukshëm më të lira të energjisë elektrike për qytetarët.
Duke adresuar çështjen e menaxhimit të sektorit energjetik, Bajrami i ka adresuar kritika të ashpra ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Sipas deputetes opozitare, ministrja është dashur të fokusohet në rezultate konkrete gjatë mandatit të saj, në vend që të vazhdojë praktikën e krahasimit të vazhdueshëm me qeverisjet e kaluara.
“Sot bëhen pesë vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri. Ju është dashur që të bëni diçka më tepër sesa të krahasoheni me të kaluarën. Por, edhe nëse bëjmë krahasime me periudhat paraprake, ne nuk e kemi problem atë punë”, theksoi Bajrami gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: