Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Djath me Escherichia coli nga Maqedonia, Kosova ndalon importin prej mbi 12 tonësh nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I”

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Djath me Escherichia coli nga Maqedonia, Kosova ndalon importin prej mbi 12 tonësh nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I”
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në Pikën e Kontrollit Kufitar në Han të Elezit, ka refuzuar hyrjen dhe ka urdhëruar kthimin në vendin e origjinës të dy ngarkesave me gjithsej 12,268 kilogramë produkte ushqimore, të importuara nga kompania VIZIONI M.Z.I.I SH.P.K., Preoc, Graçanicë. Produktet ishin prodhuar dhe eksportuar nga fabrika AD MLEKARA TETOVO, nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Refuzimi i importit është bërë në zbatim të Vendimit të AUV-së nr. AUV.01/678/2026, të datës 06.11.2026, për ndalimin e importit të produkteve nga kjo fabrikë dhe largimin e saj nga lista e stabilimenteve të aprovuara për eksport të produkteve ushqimore në Republikën e Kosovës. Ky vendim është marrë pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore dhe problemeve me higjienën e prodhimit, përfshirë rezultatet e pakënaqshme laboratorike për praninë e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar në ngarkesa të mëparshme.Ngarkesat e refuzuara në kufi Ngarkesa e parë – 7,368 kg, me numër PIKV00148643/2026, përmbante produkte të llojeve Natura Delikates, Duble Cream Masterfood, Extra Delikates Aksion dhe Kravjo Sirenje.Ngarkesa e dytë – 4,900 kg, me numër PIKV00148653/2026, përmbante produktet Natura Sharplaninska dhe Cream Extra Masterfood. Për të dyja ngarkesat, inspektori veterinar kufitar ka nxjerrë vendime zyrtare për refuzimin e importit dhe kthimin e produkteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Asnjëra nga këto dy ngarkesa nuk është lejuar të hyjë në tregun e Republikës së Kosovës. AUV do të vazhdojë zbatimin e ndalesës së importit nga ky prodhues, si dhe kontrollet dhe verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve të importuara më parë, për të identifikuar çdo produkt eventualisht jokonform që mund të jetë ende në treg.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar