Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Foda vlerëson prurjet e reja, thotë se njëri nga ta mund të luaj nga fillimi – shprehet i lumtur edhe për ardhjen e Dalipit

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 14:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Foda vlerëson prurjet e reja, thotë se njëri nga ta mund të luaj nga fillimi – shprehet i lumtur edhe për ardhjen e Dalipit
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda po mban konferencë për media para takimit me Izraelin, i vlefshëm për raundin e pestë të grupit B3 në Ligën e Kombeve. Franco Foda vlerësoi punën e prurjeve të reja të kombëares gjatë stërvitjeve teksa theksoi se njëri mund të luaj nga minuta e parë. “Të gjithë lojtarët e rinj, të gjitha prurjet e reja që i kemi ftuar dhe që paraqiten për herë të parë për Kombëtaren e Kosovës, qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulusi, janë integruar mjaft mirë në ekip. Kjo e ka vërtetuar pritjen tonë, pasi ne i kemi shikuar vazhdimisht edhe në të kaluarën dhe i kemi përcjellë nga afër. Të gjithë lojtarët na kanë lënë përshtypje shumë të mira gjatë stërvitjeve dhe tani kemi një ndjenjë shumë të mirë. Mund të ndodhë që ndonjëri prej tyre të jetë në fushë si titullar”, ka deklaruar Foda. Po ashtu ai u shpreh i lumtur për Lutfi Dalipin i cili mbrëmë u zyrtarizua si lojtari më i ri Dardan. “Jam i lumtur për Lutfi Dalipin. Kemi qenë për një kohë të gjatë në kontakt me të dhe jam shumë i lumtur që i ka thënë po Kosovës”, përfundoi Foda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar