Aktuale
Komuna e Mitrovicës apelon për kujdes nga erërat e forta
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë orëve në vijim, pas paralajmërimeve për erëra të forta.
Në njoftim, Komuna ka bërë të ditur se deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast apo dëm i shkaktuar nga erërat në territorin e saj.
Megjithatë, për shkak të mundësisë së përforcimit të erërave, qytetarëve u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të marrin masa parandaluese.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në disa komuna të Kosovës. Në Deçan janë raportuar dëmtime të shtyllave elektrike, ndërsa në Drenas janë dëmtuar kulmet e disa objekteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: